Falë Zenelit, Reims në garë për kompeticionet evropiane
Arbër Zeneli ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër në fitoren 2-4 të Reims si mysafir i Montepellier.
Ylli kosovar po shkëlqen edhe pas transferimit në Francë, ku që nga debutimi i tij, Reims ka shënuar 3 fitore dhe një barazim.
Me këtë fitore, skuadra e Zenelit është në pozitën e pestë me 41 pikë, dy më pak se St Etienne që është në pozitën që dërgon në Europa League dhe pesë më pak se Lyon që ka zënë pozitën e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/