75 Mall Live Search
21:58 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pacolli tregon se cili është kujtimi më i mirë nga festimi i 11-vjetorit të Pavarësisë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar se cila është kujtimi  më i mirë që i ka mbetur nga festimi i 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka zgjedhur momentin kur babai i dy fëmijëve e ndaloi atë për të realizuar një fotografi së bashku, transmeton Indeksonline.

Tutje Pacolli tha se Kosovën duhet bërë atdhe të jetueshëm ku fëmijët të ndërtojnë jetën e tyre, në begati dhe zhvillim.

Postimi i plotë:

Nga festimet e 11 vjetorit të pavarësisë më ka mbetur si kujtim ky moment kur babai i dy fëmijëve të vegjël më ndaloi dhe më përshëndeti dhe bëmë këtë foto.
Ne duhet ta bëjmë Kosovën, atdhe të jetueshëm ku bijtë tanë të ndërtojnë jetën e tyre…në begati dhe zhvillim!