75 Mall Live Search
09:43 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vodhi veturën në rrugën “B”, arrestohet hajni nga Vushtrria

Është arrestuar një person i dyshuar në rrugën “B” në Prishtinë, i cili dyshohet se kishte vjedhur një veturë në rrugën e lartcekur, transmeton Indeksonline.

Pas informatës, njësitë policore mbrëmë rreth orës 19 e 15, janë angazhuar në ndjekje të veturës dhe kanë arritur ta ndalin veturën në fjalë pas një aksidenti.

I dyshuari është arrestuar dhe pas verifikimit ka rezultuar se ka dy urdhëresa aktive nga stacioni policor në Vushtrri dhe i njëjti i është dorëzuar stacionit policor në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se rasti është iniciuar dhe ka shkuar në procedurë të rregullt./Indeksonline/