75 Mall Live Search
12:22 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Protestojnë rugovasit, kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh

Komuniteti i banorëve të Rugovës në sheshin e Pejës kanë organizuar një protestë për të kundërshtuar projektin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Ata kanë nënshkruar edhe një peticion me anë të të cilët shprehin kundërshtimin për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.

Protestuesin mbanin pankarta me thirrje:  ‘Lumbardhi krenari e Pejës’, ‘Politikën e japim, Lumbardhin se japim”, ‘Mos ma prek Lumbardhin”, “Jo diga, jo gypa, mbro natyrën, mbro turizmin” dhe ‘Jo edhe një lum i vdekur”.