75 Mall Live Search
18:52 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

525 ditët e Mirel Josës në krye të Prishtinës

Trajneri Mirel Josa ishte emëruar zyrtarisht në krye të Prishtinës më 19 shtator 2017. Që nga ajo datë, kanë kaluar saktësisht 525 ditë që ai e udhëheq ekipin më të suksesshëm kosovar.

Në edicionin e tij të parë, dështoi të fitonte kampionatin por triumfoi në Digitalb Kupën e Kosovës, duke mposhtur Vëllaznimin në finale, shkruan Indeksonline.

Sivjet ai nuk ka arritur të mbroj titullin në Kupë, por kërkon që pas 6 vitesh të sjell titullin e kampionit në Prishtinë.  

Në 10 vitet e fundit shumë trajnerë kanë qenë në krye të Prishtinës por nuk kanë qëndruar gjatë.

Trajnerët që e kanë udhëhequr Prishtinën që nga viti 2009:

Afrim Toverlani – 2009
Besnik Kollari – 2009
Skender Shengyli – 2009
Ramiz Krasniqi – 2010
Wolfgang Jerat – 2011
Jusuf Tortoshi – 2012
Ejup Mehmeti – 2012
Afrim Toverlani – 2012
Suad Keçi – 2014
Bylbyl Sokoli – 2014
Ramiz Krasniqi – 2015
Sami Sermaxhaj – 2015
Fadil Berisha – 2016
Kushtrim Munishi – 2016
Lutz Lindemann – 2016
Arsim Thaçi – 2017
Mirel Josa – 2017 – vazhdon