Gjithçka gati për takimin Trump-Kim Jong, mësojeni se me çka do të udhëtojnë dy liderët
Vietnami është shprehur se siguria do të jetë në nivelin më të lart në takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un.
Lideri korean do të bartet nga Kina për në kryeqytetin vietnamez me anë të një treni të blinduar, ndërsa presidenti Trump do të vijë me aeroplan, transmeton Indeksonline.
Vendimi i autoriteteve në Korenë e Veriut për të marrë një tren në vend të një aeroplani ishte për shkak që ofron siguri më të madhe.
Përkundër kohës së shkurt për të përgatitur samitin, zyrtarët në Hanoi thonë se janë të gatshëm.
Rreth 3000 gazetarë nga 40 vende pritet të jenë në Hanoi për të përcjellë takimin.
Në dyqanet në Vietnam mund të shohësh bluza mes Trump dhe Kim Jong me mbishkrimet “Paqe dhe Dashuri”./Indeksonline/