Ambasadori Kosnett: “Bechtel-Enka, shembull për punë të klasit botëror”
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka vizituar gjatë ditës punimet në autostradën që lidhë Prishtinën me Shkupin.
Ai është shprehur i kënaqur me ecurinë e punimeve nga kompania Bechtel-Enka, shkruan Indeksonline.
Në rrjetin social ‘Twitter’ ai ka postuar këtë mesazh:
“Sot vizitova autostradën së bashku me bashkëshorten Alison. Punë e klasit botëror nga Bechtel-Enkas dhe fuqisë së madhe lokale të punëtorëve. Rruga 6 është çelësi për ekonomik më të mirë dhe integrim të Koovës në regjion. Duke pritur së shpejti kompletimin e projektit” thuhet në postimin e Kosnett. /Indeksonline/
