Këshilltarja e Haradinajt: Mimoza Kusari s’ka faj nuk është mësuar me vendime të pandikuara!
Meliza Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të ish-ministres Mimoza Kusari-Lila.
Haradinaj ka thënë se deputetja Kusari- Lila nuk është mësuar me vendime sovrane dhe të pandikuara, transmeton Indeksonline.
“E kuptoj deputeten Mimoza Kusari – Lila kur e quan kryeministrin Haradinaj kokëfortë dhe të papërgjegjshëm. Deputetja mendon se taksa 100% ndaj produkteve serbe është njejtë si taksa e dikushme prej 35% që ajo vendosi për importin e çimentos për interes të ngushtë! Nuk ka faj. Deputetja nuk është mësuar me vendime sovrane, e të pandikuara. Janë pikërisht momentet politike kur trysnia është e lartë, që e definojnë karakterin e shtetit, sovranitetin dhe integritetin tonë politik”, ka shkruar ajo mes tjerash në llogarinë e saj në Facebook.
Reagimi i saj i plotë në Facebook:
E kuptoj deputeten Mimoza Kusari – Lila kur e quan kryeministrin Haradinaj kokëfortë dhe të papërgjegjshëm. Deputetja mendon se taksa 100% ndaj produkteve serbe është njejtë si taksa e dikushme prej 35% që ajo vendosi për importin e çimentos për interes të ngushtë! Nuk ka faj. Deputetja nuk është mësuar me vendime sovrane, e të pandikuara.
Janë pikërisht momentet politike kur trysnia është e lartë, që e definojnë karakterin e shtetit, sovranitetin dhe integritetin tonë politik.
Kryeministri Haradinaj e mbështetë dialogun me Serbinë pa kushte, si dy shtete te barabarta. Dy dekada jemi ulur në tavolinën dialoguese me Serbinë pa kushte, edhepse kishim shumë sosh! Mos harro e nderuara deputete, që kemi ende shqiptarë të pagjetur, zbardhjen e fatit të të cilëve Serbia vazhdon t’a kushtëzojë sot e 20 vjet! Asnjë dënim nuk është shqiptuar ndaj serbëve për gjenocidin e shkaktuar ndaj Kosovës. Asnjë reparacion nuk është paguar për gjithë ato shkatërrime që na i bëri Serbia. Dhe në vend të kërkimfaljes, kemi agresion ilegal diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës, pengim për anëtarësim në shoqërinë ndërkombëtare, dhe kërcënim të vazhdueshëm për bashkëqytetarët serb të mirëintegruar në Kosovë.
Ia kujtoj deputetes se Rusia është vetëm 100km distancë ajrore me Prishtinën, përmes të ashtuquajturës qendër humanitare në Nish, dhe Kosova është bërë poashtu edhe fushëbetejë e luftimit të ndikimit rus në Ballkan. Nëse nuk jemi kokëfortë e të prerë ndaj kësaj tentim-influence përmes Serbisë, si satelit i Rusisë, atëherë do të duhej të nënshkruajmë kapitullimin shtetëror.
Sinqerisht, nëse me të vërtetë dëshiron deputetja të kontribuojë në raportin e Kosovës me Serbinë, e ftoj t’i përgjigjet pozitivisht përgjegjësisë që të bëhet pjesë e Delegacionit Shtetëror, dhe të japë kontributin eventual në atë format – si të vetmën forcë legjitime aktualisht. Ndërsa debatin për taksën, t’a lë për një kohë tjetër, kur fiton mandat parlamentar me partinë e saj apo eventualisht e ‘drejton’ Qeverinë e Kosovës, me shpresë se nuk do t’a shpenzojë mandatin si atë të Gjakovës, duke ’qeverisur’ nga Gërmia e Prishtinës!