Çfarë goli spektakular ka shënuar kosovari në Gjermani, konkurrent për golin e vitit
Leart Hoti, kosovari i cili luan për grupmoshat U11 të Eintracht Frankfurtit, është nominuar për “Golin e Vitit” në Gjermani.
Talenti nga Podujeva e ka gjetur veten në mesin e të nominuarve për epitetin prestigjioz, pas shënimit spektakolar në një përballje për grupmoshat e reja.
Shënimi i tij është shpallur “Goli i Muajit” për janar dhe tani është në mesin e 11 golave konkurrentë për “Golin e Vitit”.
Në finalen e Kupës për U11 kundër TSV 1860 Munich, Hoti shënoi një gol të jashtëzakonshëm, duke i lënë mbrojtësit dhe portierin kundërshtarë të shtangur.
I rrethur nga dy futbollistë të TSV Munichut, ai e liron veten në mënyrë fantastike, para se të lansojë një goditje të fuqishme nga një kënd i vështirë.
Shikoni shënimin e tij në videon e mëposhtme.
Në këtë link mund ta votoni Leartin që ta fitojë këtë çmim. /Indeksonline/