Arrestohet një nxënës në Vushtrri, i konfiskohet armë, boks i hekurtë dhe thikë!
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i ri në Vushtrri.
“Si rezultat i bashkëpunimit të PK-së me autoritet e arsimit, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar (nxënës i shkollës), pasi që i njëjti ishte ndaluar jashtë hapësirës shkollore, ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole), një karikator me dy fishekë, një boks i hekurit dhe një thikë”, njofton Policia e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.