75 Mall Live Search
10:52 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kryetari i parlamentit turk para pak javësh e kishte vizituar qytetin e shqiptarëve

Kryetari i ri i parlamentit turk, Mustafa Shentop para pak javësh i kishte bërë vizitë qytetit me shumicë shqiptare në Maqedoni, Tetovës.

Në një fotografi, Shentop shihet në Tetovë me dhjetëra banorë të këtij qyteti. I sapozgjedhur si kryetar i parlamentit turk, Shenton ka prejardhje nga një familje shqiptare.

Ky votim në Parlamentin e Turqisë u mbajt për shkak se kryeparlamentari i deritashëm Binali Yıldırım, i cili po kandidon për kryebashkiak të Stambollit, njoftoi dorëheqjen nga detyra përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 31 mars./Indeksonline/