75 Mall Live Search
11:53 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Që nga 1 marsi, Suhareka mbulon shpenzimet e varrimit për çdo qytetar të vdekur

Komuna e Suharekës ka nënshkruar sot marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve të secilit qytetar të vdekur të kësaj komune.

Kryetari i Suharekës, ka nënshkruar vendimin bashkë me krerët e komuniteteve fetare në këtë komunë.

“Tash e tutje Komuna e Suharekës do të mbuloj shpenzimet për ritet fetare dhe ceremoninë e varrimit për çdo qytetar të vdekur.

Sipas një marrëveshje të mirëkuptimit për financim, që është nësnshkruar sot me përfaqësues të komunitetetve fetare në Komunën e Suharekës, Kryetarit të Bahkësisë Islame z. Halim Shehu dhe Priftit të Bashkisë Katolike z.Don Mikel Sopit, Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ceremonitë e varrimeve.

Shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të filloj të zbatohet që nga 1 Mars 2019″ shkruan Bali Muharremaj në njoftim./Indeksonline/