75 Mall Live Search
20:45 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Djali i Hafir Shalës: Do të jetojmë të qetë, vetëm kur eshtrat e tu mbulohen nga dheu i Kosovës

Doktor Hafir Shala nga Krajkova që njihet si një nga mjekët e parë që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së në vitin 1998, u arrestua nga policia serbe dhe që nga ajo kohë nuk u gjetë më.

Familja e tij sot ka marrë dekoratën ‘Heroi i Kosovës”, nga Presidenti Hashim Thaçi për kontributin të jashtëzakonshëm gjatë luftës së UÇK-së, duke u kujdesur si mjek për ushtarët dhe popullatën civile në zonat e luftës.

E djali i tij, Gentriti e ka kujtuar më shumë mall babain e tij, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se titulli që kanë marrë sot është titull i merituar, pasi liria për të ishte më e shtrenjtë se jeta.

Derisa ai ka shtuar se familja e tyre do të jetë e qetë vetëm atëherë kur eshtrat e tij do të mbulohen me dheun e Kosovës.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

BABË, unë nuk jam aq i zoti të thur fjalë për të përqafuar imazhin tënd, është e vërtet e madhe që unë dhe askush nuk mund të të ngre në piedestalin që ti meriton. Vitet që kalove në burgje, ditët dhe netët me vite kushtuar humanizmit, veprat tua si mjek e si çlirimtar, veprove dhe punove kokëulur, i heshtur dhe me pak fjalë, pa menduar se një ditë do të bëheshe Hero Babë! Sot more dekoratën më të lartë nga Presidenti i Repulikës së Kosovës ,“Hero i Kosovës” titull ky që me të vërtet e meritove. Jam aq i lumtur ngaqë heroizmi yt është i gjallë në mesin e popullit dhe se heroizmi yt do të jehojë përherë në tokën e Kosovës…. do të doja ta gëzoje këtë liri për të cilën shumë gjatë punove por për ty BABË liria ishte më e shtrenjtë se jeta edhe 100 jetë ti kishe të gjitha do ti sakrifikoje dhe flijoje për këtë dhe, por BABË e di që nuk mund të pushosh i qetë sepse i qetë je vetëm atëherë kur eshtrat e tu mbulohen e treten nga dheu i Kosovës ,atëherë jemi të qetë dhe ne kur të kemi një varr ku përulemi dhe nderojmë veprën tënde. E di BABË që kishe thënë dikush duhet te sakrifikohet per atdhe, jam betuar kishe thënë, më pelqen të jetoj, e dua jetën, më merr malli për fëmijët e mi “i dua pllumat e mi (fëmijët tu)“ kishe thënë, për shkak që aq shumë i dua nuk më dhimbset jeta, te vdes për ta dhe gjithë popullin, më mirë pa mua e në liri, se unë pranë tyre e nën shkja të zi!
Dhe ja ku jemi sot Unë , Mami, Motrat dhe Populli yt, në liri dhe të lumtur që kemi Heronjë si ty BABË!
Krenar që jam biri yt./Indeksonline/