Në qytetin e dashurisë, Xhensila dhe Besi me çaste romantike
Qyteti përrallor i Venedikut, është vendi ideal për dashuruarit.
Çaste romantik në këtë perlë të Italisë po kalojnë edhe çifti shqiptar, Xhensila Myrtezaj e Bes Kallaku.
Duket se me kalimin e viteve dashuria e tyre sa shkon e rritet, të paktën kështu duket nga dedikimet që ata ia bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Është këngëtarja ajo që ka postuar disa imazhe mjaftë të ëmbla nga Venediku, ndërsa ka shkruar: Amore mio!

Ndryshe, çifti s’ka shumë muaj që janë bërë edhe prindër për herë të parë, ku vajzën e tyre e kanë pagëzuar me emrin Ajka./Indeksonline/