75 Mall Live Search
21:36 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pamje që rrënqethin: Babai qanë mbi trupin e pajetë të fëmijës pas bombardimeve

Sulmet ajrore të regjimit të Bashar Al Assad në provicën siriane Khan Sheikohun kanë lënë të vdekur shume persona, ndërsa mijëra të tjerë janë detyruar që iknin.

Organizata e shpëtimit që vepron në zonat e opozitës në Siri të martën tha se pesë persona janë vrarë nga sulmet ajrore , duke përfshirë tre fëmijë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Siç shihet edhe në këto fotografi, një vajzë e vogël e mbuluar nga gjaku është shtrirë mbi trupin e pajetë të motrës së saj nën rrënojat pas sulmit ajror.

Ndërsa, në tjetrën fotografi, babai qanë mbi trupin e vdekur të fëmijës së tij.

Kjo është dita e tretë ë në të cilën është vërejtur një rritje e ndjeshme e sulmeve ajrore në këtë vend./Indeksonline/