75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shkyçjet nga rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit, vërejtje për mospagesën e faturave të uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) ka  njoftuar  të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, është duke vazhduar me intensitet të lartë si në qendra të qyteteve ashtu edhe në fshatra.

Ky aksion ka filluar më 1 shkurt 2019 dhe si i tillë do të vazhdojë deri në dhjetor 2019.

“Ne kemi intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit /shkyçje të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat, etj/ dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin familjar , pasi që ( vërejtja me shkrim…3.24 Euro, shkyçja dhe rikyçja e ujit….20.00 Euro, shpenzimet e përmbaruesit privat 18% në vlerën totale të borxhit të akumuluar)”, thuhet në komunikatën e tyre.

Më poshtë njoftimi i tyre:

Konsumatorë të nderuar,

Keni obligim ligjor t,i paguani faturat si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar.

Andaj, nëse nuk reflektoni deri më 1 mars 2019, jemi të detyruar të ndërmarrim masa ndëshkuese ligjore, bazuar në,

 -Ligji Nr.05/L-042, Neni 28 paragrafi 3,3.2, 3.3 neni 29 paragrafi 1,2

 -Ligji Nr.04/L-121, Neni 26 paragrafi1.2 si dhe në bazë të Rregulloreve të Autoritetit Rregullativ të Ujërave,

  a) R.03/2017 Neni 10, paragrafi 1.1 Neni 13, paragrafi 1, Neni 14 paragrafi 1.1.1,1.2.1.2.,

  b)  R.05/2017 Neni 7, paragrafi 1.2.2.1.2.2, 2.3, 2.4 Neni 14 paragrafi 1.1.1,1.2.1.2

  c)  R.06/2016 Neni 14, paragrafi 1.2,3 si dhe nën paragrafet 1.1,1.2,1.3,.

KRU ” Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton urgjentisht secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t,u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes dhe procesimit të lëndëve te përmaruesit privat. Poashtu, Kompania i,u ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara, mirëpo shumë nga konsumatorët kanë refuzuar bashkëpunimin me KRU,,Prishtina,, sh.a.

Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë për fokus konsumatorin, ku të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit do të kenë trajtim human dhe çasje në shërbim, pa diskriminim racor, pa diskriminim në përkatësinë religjioze, pa diskriminim në përkatësinë gjinore./Indeksonline/