75 Mall Live Search
14:33 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Roma gjen pasardhësin e Monchit

Drejtori sportiv i Romës, Ramon Rodriguez Verdejo ose siç njihet nga të gjithë si Monchi, duket se i ka orët e numëruara në kryqytetin italian.

Për spanjollin ka shprehur interes Arsenali, ndërkohë që në shtëpinë e verdhekuqve kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur një zëvëndësues.

Presidenti i Romës, Pallotta pritet të zgjedhë një drejtor sportiv më teknik se spanjolli, por që nuk do të ketë të njëjtin pushtet që ka aktualisht 50-vjeçari.

Emri i parë që përmendet si pasuesi i Monchit është ai i Piero Ausilios, drejtori sportiv aktual i Interit. Me mbërritjen e Marottës në Milano, Ausilio ka më pak pushtet ndaj dhe aventura e tij me zikaltërit është drejt fundit. /IndeksOnline/