Thaçi falenderon shqiptaro-amerikanët për ndihmën që kanë dhënë për Kosovën
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot disa përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan. Në këtë takim ata kanë diskutuar rreth të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmen e vendit tonë.
Në një postim të publikuar në llogarinë Facebook, Thaçi ka përmendur edhe ndihmën e veprimtarëve tanë në SHBA, që kanë luajtur rol të rëndësishëm si në lirinë e vendit, ashtu edhe në misionin ndërkombëtar. Për të cilin kontribut ai i ka falënderuar mysafirët që priti.
Ky është postimi i plotë i presidentit:
Gjithmonë janë kënaqësi takimet me veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan. Me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe me miqtë e tjerë shqiptaro-amerikanë, sot biseduam për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Lirinë dhe pavarësinë, kur kishim nevojë, veprimtarët tanë në SHBA e kishin mision ndërkombëtar. Tash, dy dekada pas çlirimit dhe më shumë se një dekadë pas pavarësisë, misioni i tyre vazhdon, por këtë radhë për ta forcuar dhe integruar në familjen e madhe euroatlantike. Në emër të Republikës së Kosovës, delegacionin e sotëm shqiptaro-amerikan e falënderova për ndihmën e pareshtur që kanë dhënë për shtetin dhe popullin tonë.