“Plisat” kanë një “selam” për shqiptarët e Malësisë
Prishtina po luan me Trepçën në ndeshjen e parë të “Final 8” që po zhvillohet në palestrën e re të Rahovecit.
Plisat kanë udhëtuar të shumtë në numër për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.
Ata madje kanë shpalosur edhe një mesazh për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi.
“Malësia jeton, vepron, frymon dhe voton shqip”, është mesazhi i Plisave.
Kujtojmë se për herë të parë në zgjedhjet e Malit të Zi shqiptarët janë bashkuar në një listë të vetme. /IndeksOnline/

“Malësia jeton, vepron, frymon dhe voton shqip”