75 Mall Live Search
17:45 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

FSK për herë të parë do të dërgojë një oficer të saj në Mbretërinë e Bashkuar

Sot në Ministri të Mbrojtjes,  para  oficerëve të FSK-së të cilët kanë kryer Akademinë Ushtarake Sandhurst në Mbretëri të Bashkuar, u mbajt ligjërata ”Qasja në lidership”  nga kolonel Roddy Winser, ligjërues i Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst.

Pas përfundimit të ligjëratës, me një ceremoni rasti u dhanë medalje të gjithë oficerëve të FSK-së, të cilët kanë kryer Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama përgëzoi oficeret tanë, për arritjet e tyre gjatë studimeve në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.

„Padyshim që synojmë ta rrisim bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që t’i përgjigjemi nevojave tona në kuadër të zhvillimit të forcës, por edhe të shprehim gatishmërinë që t’i ofrojmë kapacitetet tona, duke kontribuar kështu në ruajtjen e paqes kudo në botë. Si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë, FSK për herë të parë do të dërgojë një oficer të saj, në detyrën e instruktorit të kësaj akademie të respektuar. Andaj, shfrytëzoj këtë rast që të falënderoj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, për mundësinë që edhe ne të kontribuojmë në zhvillimin e liderëve të rijnë“.

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Ruairi O’Connell, ndër të tjera tha:

“Kosova është vendi  më i ri në pertneritet me vendin tonë, prandaj ndikimi i secilit oficer çdo ditë është i matshëm, është një krenari për vendim tim  sepse ne kemi qene nga fillimi me ju dhe mund te kontribuojmë në Forcën tuaj dhe në storien tuaj. Kjo është ajo që ne mund të bëjmë, duke kontribuar dhe bartur përvojat tona tek ju. Është për Kosovën që ti përdor këto përvoja, sipas nevojës, që oficerët tuaj të përdorin atë lidership, ato mësime, ato marrëdhënie, ato përvoja, që të japin kontributin e vet, dhe ta shkruajnë kapitullin e tyre në historinë e Kosovës”./Indeksonline/