Prishtina mposht Trepçën, kalon në gjysmëfinale
Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës që po zhvillohet në Rahovec pasi ka mposhtur Trepçën me rezultat të thellë 94:57.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ishte dukshëm më mirë duke dominur në gjithë lojën.
Te Prishtina u dalluan Rodney Bullock, Ahmed Bashir, Mikaile Tmusic, ndërsa të gjithë lojtarët kishin minuta në këtë takim.
Te Trepça më të mirët ishin Besnik Azemi dhe Aaron Anderson. /IndeksOnline/
