75 Mall Live Search
22:51 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Në Madrid ka një exhel, quhet Luis Suarez

Barcelona ka kaluar në finale të Kupës së Spanjës për herë të gjashtë radhazi.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Camp Nou, katalonasit mposhtën Realin në shtëpinë e tyre me rezultat 0-3.

Pjesa e parë përfundoi pa gola me disa raste të shpërdoruara nga futbollistët vendas, shkruan Indeksonline.

Suarez kaloi Barcën në epërsi në minutën e 50-të pas një asistimi të Dembele.

Golin e dytë në ndeshje e shënoi Varane por në portën e gabuar, një krosim të Dembele ai e dërgoi në portën e Navas.

Goditjen përfundimtare Realit ia dha Suarez me një gol nga penalltia në minutën e 73-të të ndeshjes.

Në finale Barca do të luaj kundër fituesit të ndeshjes Valencia – Real Betis. /IndeksOnline/