Reali kopjon Milanin me koreografi, e kishin bërë moti kundër Barcës
Real Madrid shpalosi një koreografi në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Spanjës kundër Barcelonës.
Ata e kanë bazuar këtë në lojën e vjetër kompjuterike “pac-man”, ku emblema e Realit i ha një nga një kundërshtarët, shkruan Indeksonline.

Por një gjë të tillë Barcelona e kishte përjetuar edhe më herët në San Siro.
Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të zhvilluar me 28.03.2012, tifozët e Milanit e kishin bërë një të ngjashme por ajo ishte realizuar nga bashkimi i tifozëve dhe jo e vizatuar. /IndeksOnline/
