75 Mall Live Search
10:08 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk përdorni alkool për 28 ditë

Një person i zakonshëm me të ardhura mesatare pi rreth 9.5 litra alkool në vit, sipas disa statistikave.

Këta persona pinë për arsye të ndryshme, për të kaluar kohë me miqtë e tyre,  për të lehtësuar stresin e të tjera.

Por, çfarë do të ndodhte me trupin e këtij personi në qoftë se ata e lënë alkoolin për 28 ditë, shkruan Bright Side, transmeton Indeksonline.

Një eksperiment me disa vullnetarë ka dhënë disa rezultatet se çfarë ndodh kur ata nuk pinë alkool për 28 ditë, apo katër javë.

Këto janë të dhënat e nxjerra nga ky eksperiment.

Njerëzit hanë më pak kur pinë alkool. Dhe kur ndalojnë të pijnë, ata instinktivisht duan edhe më shumë të hanë ushqim. Por, është mirë për të zëvendësuar ushqimin më fruta dhe lëngje.

Dëshira për ushqime të ëmbla mund të rritet. Alkooli,  mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mund të krijojë dëshirë për të konsumuar produkte të sheqerit.

Në disa raste, njerëzit mund të kenë dhimbje koke.

Të disa, mëlçia fillon të rimëkëmbet.

Një tjetër ndryshim është ngjyra e lëkurës. Alkooli ndërpret qarkullimin e gjakun që con në mungesë të oksigjenit në lëkurë. Si rezultat, alkooli e bën lëkurën të thatë që çon në shfaqjen e njollave të pigmentit dhe rrudhave të hershme.

Dëgjimi fillon të përmirësohet . 

Alkooli rritë prodhimin e acidit stomak, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit hanë më shumë kur pijnë alkool.

Njerëzit pohuan se deri në javën e 2-të, bëhet shumë më e vështirë të refuzohen ftesat për t’u takuar me miqtë. Njerëzit janë shumë entuziastë në fillim, por në javën e dytë, ata kanë nevojë për shumë vullnet.

Deri në javën e tretë, shenjat e dukshme të alkoolit (si qarqet e errëta nën sytë dhe ënjtja e fytyrës) zhduken . Kjo është për shkak se sistemi urinar nis të funksionojë siç duhet tani.

Është më e lehtë të zgjohesh në mëngjes. Kur përqendrimi i alkoolit në gjak bie, gjumi nuk është më i thellë dhe njerëzit zgjohen më shpesh. Sapo alkooli tërësisht del nga sistemi, cikli i tyre i gjumit kthehet të jetë i natyrshëm, gjë që e bën zgjimin më të lehtë.

Pirja e pakëson prodhimin e pështymës që ndikon në gjendjen e dhëmbëve. Pra, nëse nuk pini alkool, ju keni më pak rrezik për dëmtimin e dhëmbëve dhe smaltin tuaj bëhet më i fortë .

Nëse një person ka peshë shtesë, pesha e trupit bie mënyrë dramatike . Sa më gjatë që një person nuk pi, aq më tepër peshë do të humbasin./Indeksonline/