75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Komuna e Vushtrrisë do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit për fëmijët me nevoja të veçanta

Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim që të mbulojë shpenzimet e udhëtimit për në shkollë për fëmijët me nevojë të veçanta.

Kjo gjë është bërë e ditur nga i pari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, transmeton Indeksonline.

Ai theksoi se kujdesi për këtë kategori është detyrim njerëzor.

Postimi i plotë:

Komuna e Vushtrrisë do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit për në shkollë për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta të Komunës sonë ? Kujdesi për këtë kategori është detyrim njerëzor, jam i lumtur që për të dytin vit me radhë po e përmbyshim këtë nevojë për këta fëmijë, më të mirët nga mesi jonë.