75 Mall Live Search
16:29 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vrasja në Kolovicë, sherri nisi një ditë më parë

Dje rreth orës 11 të ditës është vrarë me armë zjarri 34 vjeçari, Abit Jashari nga Prishtina. Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen, Besnik Shkodra, 26-vjeç, i cili rezulton të jetë vëllai i gruas së viktimës.

Indeksonline ka shkuar në familjen e të vrarit e cila ndodhet në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Në familjen e të vrarit nuk pranojnë të flasin për media duke thënë se nuk kanë njohuri se si ka ardhur deri te vrasja.

Por, në kushte anonimiteti njëri nga familjarët thotë se i ndjeri nuk ka pasur probleme me gruan dhe ky në asnjë mënyrë nuk është motivi i vrasjes.

Sipas burimeve të Indeksonline, i ndjeri kishte pasur probleme me vëllaun e gruas së tij një ditë para vrasjes dhe se ata janë përleshur fizikisht afër vendit të punës së të ndjerit.

Më pas, Abit Jashari sipas familjarëve kishte shkuar në polici bashkë me gruan e tij dhe e kishte paraqitur rastin vullnetarisht duke thënë se ata ishin rrahur mes vete për shkak të një borgji.

Policia e Kosovës e kishte thirrur në telefon të dyshuarin për vrasje Besnik Shkodra por ai e kishte mohuar se ai ishte rrahur nga Abit Jashari dhe kishte thënë se nuk ka asnjë problem me Abit Jasharin.

Të nesëërmen i dyshuari Besnik Shkodra i kishte dalë në pritë dhëndërrit të tij duke e vrarë në vend në rrugën Haxhi Zeka në lagjen Kolovicë.
Indeksonline i ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës për të pyetur se a është raportuar ky rast në polici por nuk kanë kthyer përgjigjie deri më tani.