75 Mall Live Search
18:43 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Derbi madrilian edhe jashtë fushave, Real dhe Atletico kërkojnë yllin e Ajax

Dy ekipet kryesore të qytetit të Madridit duket se rivalitetin e tyre e kanë zhvendosur edhe në merkato.

Sipas ‘Calciomercato’, dy ekipet janë në garë për të transferuar yllin e Ajaxit, Nicolas Tagliafico, transmeton Indeksonline.

Tagliafico gjatë këtij sezoni ka qenë në formë mbresëlënëse me ekipin holandez. Jo vetëm në ligë, ai ka pasur paraqitje të shkëlqyera edhe në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tre gola.

Mbrojtësi argjentinas po cilësohet tek Real Madrid si zëvendësuesi ideal i Marcelos. Ky i fundit ka qenë i lidhur me një kalim tek ekipi i Juventusit.

Ndërsa në Atletico duke parë moshën e Felipe Luis, argjentinasi po cilësohet si i denjë për ta zëvendësuar./Indeksonline/