Fotoja e ushtarëve amerikanë në Graçanicë shkakton polemika të shumta në Serbi
Në rrjetet sociale, u shfaq një oto e ushtarëve të NATO-s që u grupuan përpara Manastirit të Graçanicës dhe me këtë rast ata përshendetën më duart e tyre duke bërë një shenjë që është normale, por jo edhe për serbët që shkaktoi polemikë të shuma.
Kjo nuk është hera e parë që ushtarët e e NATO-s fotografohen përpara këtij vendi të shenjtë për serbët, por edhe ta vizitojnë atë, megjithatë kjo foto është bërë veçanërisht irrituese për një pjesë të publikut serb në Twitter.
Sipas serbëve, domethënia e përshëndetjes që ushtarët e Bondstilit bën gjatë daljes në foto para Graçanicës, tegon përshëndetjen satanike dhe thirrjen e djallit. /IndeksOnline/
Američke NATO trupe ispred manastira Gračanica
— Dr Евгенија♒ UN 1244?? (@Delaevgenija) February 27, 2019
Obratite pažnju na njihove ruke pic.twitter.com/sWVWVLnqpg