Flet më më fund Icardi, tregon se çka po ndodh me të dhe Interin
Futbollisti i Interit, Mauro Icardi më në fund ka folur rreth situatës së tij në Inter. Përmes një letre ne Instagram, ai ka treguar se sa shumë e dashuron Interin.
Po ashtu, ka folur edhe për se si disa persona që marrin vendime, duke mos i cekur me emra, që nuk po e respektojnë atë, transmeton Indeksonline.
Icardi që disa ndeshje nuk po grumbullohet me Interin për shkak të problemeve me kontratën e tij.
Ai ishte i lidhur me një kalim tek Juventus së fundmi por ato spekulime u shuan shpejtë.
Më poshtë mund të lexoni të plotë letrën e Icardit./Indeksonline/
“Ne momentet me te veshtira, shfaqet dashuria e vertete, ne ato momente kur kam vendosur per te qendruar tek Interi, me Interin. Kur kam ndier qe me golat e mi mund te ndihmoj Interin te jete me i forte, e shume gjeera. Me e forte se problemi i FPF. Me e forte se veshtiresite tona, kur ishin shume nga ata qe gjykonin se skuadra jone nuk vlen gje.
Tek Interi. Me Interin
Perskaj gjithash, gjithmone kam vendosur te qendroj, eshte per dashurine per keto ngjyra. Kam refuzuar oferta qe veshtire se nje lojtar tjeter profesionist do t’i refuzonte, mbi te gjitha ne situata te ngjashme.
Kam luajtur me dhimbje fizike, qe me sjellnin lotet pas ndeshjeve, e ne ditet vijuese. Por, gjithmone kam insistuar te zbres ne fushe, edhe kunder keshillave te mjekeve. Sepse, duke zbritur ne fushe kam harruar cdo dhijmbje, me te vetmin objektiv per te dhene gjithcka qe mundem per te ndihmuar keto ngjyra.
Tek Interi. Me Interin. Per dashurine per ngjyrat zikalter.
Sepse, eshte vetem Interi.
Ua kam shfaqur djemve te mi qe duhet te mbajme shprese. I kam mesuar qe te fitojme eshte e veshtire, por nese do ta bej me Interin, ka vlere unike, qe vetem nje interist i vertete mund ta kuptoje dhe ta ndjeje.
Kete dashuri per Interin e kane mesuar ne shtepine time. Kam realizuar endrren time, kam realizuar endrren e gjithe ne intereisteve per tu kthyer ne Champions, me skuadren per te cilen isha kapiten. Sepse, gjithmone kam ndjere dhe transmetuar dashuri per keto ngjyra.
Gjithmone kam kundershtuar ata qe ne mundesine e pare jane munduar te largohen nga klubi. Kam respektuar tifozet, bashkelojtaret, shoqerine dhe te gjithe trajneret. Kam bashkepunuar me klubin, brenda dhe jashte, ne futjen e cdo lojtari te ri, duke i shfaqur qe vetem me pasion mund te arrijme objektivat tane. Une e di se cka eshte dashuria mer Interin, edhe tifozet interist e dijjne sepse kane pare se sa kane vuajtur, qare e luftuar e ne fund jane gezuar per keto ngjyra.
Me Interin, tek Interi.
Por, sic thash, te gjitha sakrificat jane bere per dashurine per keto ngjyra, duke respektuar te gjihte.
Nuk e di nese tani ka dashuri dhe respekt drejt Interit dhe drejt meje nga ana e disa personave qe marrin vendime. Nuk e di nese eshte deshira nga ana e disa personave per te zgjidhur gjerat vetem per dashurine e Interit. Ne nje familje mund te ndodhin shume gjera, te bukura e te keqija. E per dashurine, mund te tejkalohet gjithcka. Por nuk duhet te vije deri tek mungesa e respektit. Keto jane vlerat e mia, vlerat per te gjitha gjithmone kam luftuar.
Ne historine time. Tek Interi. Me Interin
MI9