Manchester City nënshkruan marrëveshje me Puma
Manchester City ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi për fanella me kompaninë Puma në vlerë prej 750 milionë euro për 10 vite, ose 75 milionë euro në sezon.
Marrëveshja përfshin City Football Group, pra ekipin e Guardiolës dhe 4 klubet e tjera si motra të Manchester City.
City aktualisht është nën kontratë me Nike si sponsor i fanellave dhe fitonte 24 milionë euro në vit. Bashkëpunimi me këtë kompani do të ndërpritet në fund të këtij sezoni.
Kjo marrëveshje është një ndër më fitimprurëset për klube, pasi vetëm Barcelona që ka marrëveshje me Nike prej 116 milionë euro në sezon dhe Manchester United me Adidas për 88 milionë euro në vit, fitojnë më shumë se City. /IndeksOnline/