Thënie për jetën, personalitetin e kodin e lumturisë
Thënie për jetën nga Arieta Mjeku Azizi
Nëse merr një herë, dhuro tre herë që ta formosh kodin e lumturisë brenda vetes tënde!
Mos prano asnjëherë të jesh i pari dhe i vetmi në shoqëri madje, assesi i fundit!
Këshillo vetëm ata të cilët e duan këshillën tënde!
I lumtur je vetëm atëherë kur je i njejtë, si kur pate si kur s’pate para!
Dalloj detajisht fjalët, i kënaqur dhe i lumtur, që të saktësosh dijen!
Ji qetë me vetën tënde, edhe kur nuk ke faj, ndonjëherë tento të kërkosh falje!
Njerëzit me mirësjellje të tepruar, ata vetëm duken ashtu, nuk janë të tillë, andaj identifikoj!
Bashkëndjejë çdoherë, mos u shtir si i tillë!
Nuk njoh një njeri koprrac dhe të lumtur, ata dijnë të kënaqen por jo, asnjëherë të krijojnë lumturi!
Një njeri i mbyllur në vete, krejtësisht asocial, nuk mund të jetë një sociolog i shkëlqyer, e profesionist asnjëherë!
Koprrac dhe ekonomist, ah këto dy gjëra krejtësisht ndryshe e që shpesh i ngatërrojmë!
Nëse ke qenë nxënës i shkëlqyeshëm në të gjitha lëndët mësimore, e di se, e ke pasë të veshtirë të gjesh profesionin e duhur por, më beso se ti je njeriu me njohuri të gjera për jetën!
Njeri të lumtur dhe në të njejtën kohë injorant, nuk ekziston, ai vetëm ka ambicie të mëdha dhe kënaqësi të shumta momentale!
S’ka më mirë se të jesh i dijshëm, më dhimbësesh për atë që je sepse, dhimbjen do ta kesh çdoherë më të madhe!
Asnjëherë nuk frikësohem nga “temperamentët”, besoni se janë më të mirët, janë pikërisht njerëzit e Universit!
Dashuria është Një, dijmë ta shprehim ndryshe ndryshe dhe kurrë mos akuzo tjetrin, për mënyrën e shprehjes ndryshe nga ti!
I penduari, i dërguari!
Profesionist i vërtetë i fushës përkatëse, vetëm atëherë kur ke njohuri të gjera joprofesionale!