Zaev, Ahmeti dhe Thaçi bëhen bashkë, e përkrahin një maqedon për president të shtetit?
LSDM-ja e Zoran Zaevit pritet që sonte të vendos për emrin e kandidatit për president të Maqedonisë Veriore.
Indeksonline mëson se Zaev në bashkëpunim me koalicionin si dhe me partnerët nga blloku shqiptar kanë vendosur që Stevo Pendarkovskin ta nominojnë për president.
Takimi ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së është duke u mbajtur në hotel “Hilton” në Shkup.

Stevo Pendarkovski


Aleanca për Shqiptarët e Ziand Selës si dhe Lëvizja “Besa” tanimë zyrtarisht janë pozicionuar në favor të kandidatit të pavarur, Blerim Reka.
Ndryshe, zgjedhjet ne Maqedoninë Veriore do të mbahen në fund të prillit.
Deri më tani në garë janë gjithsej tre kandiadt, prej tyre vetëm njëri shqiptarë. /Indeksonline/.


