I ka mbetur veç edhe në boks me rrah, Barça po e “lodh” Realin në të gjitha sportet
Pasi e mposhti në futboll, Barcelona ka arritur ta fitoi klasiken edhe në basketboll. 
 Katalunasit kanë fituar ndeshjen me rezultat 77-70 në kuadër të ‘EuroLeague’, transmeton Indeksonline. 
 Katalunasit gjatë gjithë ndeshjes ishin më dominues dhe kishin epërsinë. 
 Kjo është klasikja e dytë radhazi e fituar nga Barcelona në basket gjatë këtij viti. 
Ata e mposhtën Real Madridin edhe në finale të ‘Kupës së Spanjës’ në muajin shkurt. 
 Përkundër fitores, Barcelona është në pozitën e pestë në ‘EureLeague’ me 30 pikë. Kurse Real Madridi pozicionohet në pozitën e tretë me 36 pikë./Indeksonline/    


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                