Mbetet në burg adoleshentin shqiptar që vrau gjyshin me plumb në kokë
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën arrest me burg për Vangjel Kapllanin, adoleshenti që vrau gjyshin e tij dy ditë më parë me armë zjarri.
Gjykata vendosi gjithashtu masën ‘arrest me burg’ ndaj 28 vjeçarit me iniciale M. A., pasi dyshohet se ka qenë ai që i ka shitur armën 17-vjeçarit.
Ndërsa ndaj dy të miturve me iniciale L.M., 16 vjeç dhe F. Xh., 17 vjeç është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
17 vjeçari mbërriti në gjykatë mëngjesin e së shtunës (2 janar), së bashku me tre të arrestuarit e tjerë që dyshohet se janë të lidhur me ngjarjen.
Adoleshenti akuzohet për veprat penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.