75 Mall Live Search
16:13 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Tabela e Superligës pas ndeshjëve të sotme, Nikli marshon drejt titullit

Feronikeli ka bërë një tjetër hap pozitiv në garën për titull të kampionit.

Skuadra nga Drenasit mori pikët e plota duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 KEK-un, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, kryeqytetasit që sot pësuan humbje nga Llapi, kanë bërë një hap prapa në rrugën për titull.

Ndryshime ka pasur edhe në listën e golashënuesve, pasi tashmë Kastriot Rexha i Feronikelit është barazuar me Alban Shillovën e Flamurtarit, të cilët e kryesojnë renditjen me nga 10 gola.

Rezultatet:

Llapi – Prishtina 1:0
KEK-u – Feronikeli 0:1
Ferizaj – Ballkani 1:0
Liria – Gjilani 1:1
Drita – Drenica 2:0
Flamurtari – Trepça ‘89

Golashenusit:

1. Alban SHILLOVA – KF Flamurtari 10
2. Kastriot REXHA – KF Feronikeli 10
3. Festim ALIDEMA – KF Llapi 8
4. Betim HAXHIMUSA – KF Drita 7
5. Martin MIRCEVSKI – KF Trepça’89 6
6. Fatih KARAHODA – KF Liria 6
7. Mendurim HOTI – KF Feronikeli 6
8. Liridon FETAHAJ – KF Liria 5
9. Basit KHALID – KF Prishtina 5
10. Mario MORINA – KF Prishtina 5