75 Mall Live Search
19:36 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Doktori i parë në fushën e politikave të Inteligjencës – sigurisë kombëtare!

Eksperti i sigurisë dhe studiuesi i politikave të sigurisë dhe shërbimeve të inteligjencës, Magjister (Mr.Sci) Bahri Gashi ka mbrojtur me sukses të lartë disertacionin me tezë: “Konteksti i shërbimeve inteligjente në politikat bashkëkohore të sigurisë”, tezë kjo mjaftë komplekse dhe specifike.

Ky disertacion, në këtë shkallë akademike të nivelit të doktoratës, i pari i trajtuar në këtë strukturë dhe format, si i tillë në studimet e doktoratës, është mbrojtur me mjaft sukses në Universitetin e Europes Juglindore – UEJL, në Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike.

Në vitin 2012, kishte marrë titullin: “Magjistër i Shkencave Politike” në kuadër të trajtimit të natyrës së njëjtë të politikave mbi sektorin e shërbimeve inteligjente.

Dr. Bahri Gashi me trajtimin e këtij disertacioni, si studim specifik, analizë teorike, metodologji komperative e hulumtuese, si trajtim mjaft kompleks, në kontekstin e sigurisë dhe inteligjencës, përkatësisht në politikat kombëtare të sigurisë, ka arritur të ofroj një format të avancuar cilësor akademik, njëherësh të munguar në studimet e kësaj fushe në studimet e këtij niveli, u tha nga anëtarët e komisionit në këtë mbrojtje të disertacionit të doktoraturës.

Ky disertacion specifik si punë shkencore disavjeqare, gjatë mbrojtjes publike, u vlerësu me notë maksimale dhe performancë tejet të lartë akademike nga Kryetari i Komisionit Prof. Dr. Jonuz Abdullai, anëtarët Prof. Dr. Bejtush Gashi, Prof.Dr. Ali Pajaziti, Prof. Dr. Hasan Jashari dhe Mentori Prof. Dr. Fadil Zendeli.

Bahri Gashi me fitimin e titullit: “Doktor i shkencave politike”, me trajtim të kësaj teze në lëmin e politikave të sigurisë dhe inteligjencës, iu duhet institucioneve të sigurisë si kuadër i vlefshëm profesional, si dhe një profesor i profilit të lartë i botës akademike në hapsirat shqiptare e më gjerë.