75 Mall Live Search
20:21 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Llapi: Kryetari i FFK-së dhuroi 38,000 euro për të motivuar Prishtinën ndaj nesh

Viti 2019-të ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Prishtinën e Mirel Josës.

Pas eliminimit nga Digitalb Kupa dhe humbjes ndaj Flamurtarit në derbi, skuadra kryeqytetase u mposht 1-0 nga Llapi në supersfidën e javës së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës duke humbur më shumë terren në garën për titull.

Në Podujevë, Llapi mori një fitore jetike falë një goli në pjesën e dytë të ishit të madh të sfidës, ish sulmuesit të kombëtares shqiptare Ahmed Januzi. Me këtë fitore Llapi iu afrua Prishtinës dhe ruajti disavantazhin prej 7 pikësh ndaj Feronikelit kryesues.

Ndonëse llapjanët arritën të shënojnë një fitore mjaft të rëndësishme ata kanë hedhur akuza mjaft të rënda ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Klubi llapjan pretendon se Ademi ia ka dhënë Prishtinë 38 mijë euro premi për ta mposhtur sot Llapin.

Njoftimi i plotë:

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i klubit Tahir Batatina:

“Sot para ndeshjes u përhap lajmi që presidenti i FFKsë, Agim Ademi i ka dhuruar 38.000 euro Prishtines. Nuk është në rregull të motivohet një ekip vetëm 1 ditë para ndeshjes. Nuk e di cka janë ato para, sepse nga të drejtat televizive Prishtina nuk mund të marr aq shume. Ne e kemi ditë para ndeshjes këtë fakt por nuk kemi dashtë me fol”, ka thënë Batatina për IndeksOnline.