Kjo pamje nuk i ngjason varrezave, shikoni si janë dëmtuar ato në Istog
Varrezat në Istog nuk janë në gjendje aspak të mirë dhe nuk ngjason aspak me një vend ku prehen të vdekurit.
Lexues të Indeksonline kanë përcjell një fotografi ku shihet më së miri gjendja se si janë varrezat në këtë komunë.
Siç shihet në këtë foto, disa prej tyre janë dëmtuar, por edhe mbeturinat i kanë përfshirë ato.
Po ashtu, një pjesë e dheut është shembur, duke i dhënë kështu një pamje jo të mirë për varrezat në Istog./Indeksonline/
