Ujku masakron 15 dele në Sfeçël të Podujevës
Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, ujku ka sulmuar kopenë e deleve të një fermeri në fshatin Sfeçël të Podujevës.
Për pasojë, i njëjti ka shqyer 15 dele. Banorët të cilët edhe kanë dërguar fotografitë në adresë të portalit Llapi.info, kanë thënë se kjo është hera e parë që një ujk masakron delet në këtë fshat, rreth 5 kilometra larg qytetit.
Pasi ka parë delet e ngordhura, fermeri ka lajmëruar edhe Policinë e Kosovës.
Në ndërkohë, pak ditë më parë ujqit janë parë përkitazi me shtëpi të banuara edhe në fshatin Shajkoc të kësaj Komune./Llapi.info

