Komandanti i ‘Bondsteel’ tregon për mundësinë e tërheqjes nga Kosova
Komandanti i  bazës ushtarake amerikane, koloneli Roy Makareg në një intervistë për mediumin serb ‘Tanjug’ ka folur për spekulimet se SHBA-të mund të largojnë ‘Bondsteel’-in në rast se nuk hiqet taksa ndaj produkteve serbe. 
 “Vendime të tilla bëhen në nivele politike” u shprehë shkurt Makareg, transmeton Indeksonline. 
 “Ambasada e SHBA-ve ka theksuar shumë qartë qëndrimin tonë kombëtar” vazhdoi Komandanti Makareg, shkruajnë mediat serbe. 
 Ndërsa, Makareg mohoi mundësinë e zhvendosjes së ‘Bondsteel’ në pjesën veriore./Indeksonline/   

