75 Mall Live Search
16:16 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Ziadin Sela mbështet Blerim Rekën për president të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot dha nënshkrimin e tij për kandidatin e vetëm shqiptar për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, profesorin e nderuar, Blerim Reka.

“Mbështetje e madhe, radhë të gjata qytetarësh para zyrave të Komisionit Zgjedhor në Strugë, tek objekti i Ministrisë së Drejtësisë, dhoma 14, sipër Postës së vjetër”, shkruan Sela në llogarinë Facebook, percjellë Indeksonline.

Ndryshe, Blerim Reka përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook kur ka konfirmuar kandidaturën e tij për president ka thënë se arsyja e parë është pa kandidat shqiptar, rrezikohet rrëshqitja ndaj shtetit monoetnik. Ndërsa, arsyeja e dytë është pa i hyrë përballjes politike, nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes./Indeksonline/