75 Mall Live Search
22:26 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Titulli punë e kryer për Juven, “arratiset” me 16 pikë

Juventus ka mposhtur Napolin në “San Paolo” me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Serie A.

Në minutën e 25-të, portieri vendas, Meret shkakton një ndërhyrje të pa lejuar në Ronaldon në hyrje të zonës dhe ndëshkohet me karton të kuq.

Nga gjuajtja e lirë i saktë ishte Miralem Pjanic duke kaluar Juven në epërsi në minutën e 28-të.

Rezultatin e dyfishoi Emre Can në minutën e 39-të të ndeshjes.

Me të filluar pjesa e dytë edhe “Zonja e Vjetër” mbetet me 10 futbollistë, ku Pjanic preku topin me dorë dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Golin e vetëm për Napolin e shënoi Callejon në minutën e 61-të të ndeshjes.

Juventus është në vendin e parë me 72 pikë, 16 më shumë se Napoli që është në pozitën e dytë. /IndeksOnline/