75 Mall Live Search
08:13 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Allegri mund të marr drejtimin e Interit në fund të sezonit

Masimiliano Allegri sipas të gjitha gjasave nuk do të qëndrojë në Torino pas përfundimit të sezonit.

Në këtë kuadër, drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici, në mikrofonin e “Sky Sport” as ka konfirmuar dhe as nuk përgënjeshtruar. “E ardhmja e Allegri te Inter me Moratta? Nuk mendoj se është momenti për të folur”, deklaroi Paratici para sfidës së Juventus ndaj Napolit.

“E ardhmja e Allegrit nuk varet nga Champions League, apo nga kampionati, por është e lidhur me një projekt. Pas ndeshjes me Atletico Madrid ai do të komunikojë me presidentit dhe sëbashku do të konsiderojnë rrugët që do të ndërmarrin”, u shpreh drejtuesi i Juventus.