Liverpool nuk theu vetëm zemrat e fansave, por edhe të këtij personi që humbi 6 mijë euro!
Edhe pse barazoi në ndeshjen kundër Everton-it, Liverpool humbi vendin e parë në tabelën e Premierligës.
Por ky barazim i kushtoi edhe një kosovari që e kishte luajtur një tiketë në bastore.
Ai humbi 6 mijë euro për shkak të rezultatit të kësaj ndeshje pasi që kishte vendosur të besojë në fitoren e mundshme të Liverpool-it, shkruan Indeksonline.

Sigurisht se rastet që Salah humbi përgjatë ndeshjes kanë mundur t’i shkaktojnë ‘atak kardiak’ përderisa po ndiqte ndeshjen./Indeksonline/