Vidhet lopa në vlerë 1 mijë euro në Fushë-Kosovë
Një person ka raportuar se gjatë natës nga stalla e tij persona të panjohur ia kanë vjedhur një gjedh (lopë) vlera e së cilës arrin rreth 1 mijë euro, transmeton Indeksonline.
Ngjarja në fjalë është raportuar se ka ndodhur në rrugën ‘Edmond Hoxha’ në Fushë-Kosovë.
Njësitet policore tashmë janë duke hetuar rastin./Indeksonline/