Milan dhe Inter po bëhen me “kulm mbi kokë”
Stadiumi i ri i dy skuadrave milaneze (Inter dhe Milan) pritet që do të ndërtohet në vitin 2023.
San Siro u ndërtua në vitin 1926 ndërsa tani dy skuadrat milaneze janë gati të arrijnë një marrëveshje për të ndërtuar një stadium të ri me një kapacitet më shumë se 60,000 ulësesh.
Calciomercato ka raportuar se këshilli bashkiak i ka dhënë dritën jeshile projektit, ndërsa Ac Milan ka dhënë miratimin, por Interi ende nuk ka dhënë diçka zyrtare. /IndeksOnline/