75 Mall Live Search
15:47 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Gazetari egjiptian lirohet nga burgu pas gjashtë vitesh, thotë se ndihet sikur po fluturon

Fotoreporteri i vlerësuar me çmime të ndryshme, Mahmud Abu Zeid, është liruar nga burgu pasi kaloi gati gjashtë vjet pas hekurave. Ai ishte arrestuar teksa raportonte nga protestat e përgjakshme në Egjipt.

Fotografi, i njohur si Shawkan, pas lirimit do të mbikëqyret  për pesë  vite nga autoritetet dhe kërkohet të paraqitet në stacionin e policisë, mirëpo ai ka premtuar se do të vazhdoj të bëjë punën e tij, transmeton Indeksonline.

Vitin e kaluar, Abu Zeid mori çmimin për lirinë e shtypit të UNESCO për “guximin, rezistencën dhe përkushtimin ndaj lirisë së shprehjes”, duke i  tronditur autoriteteve egjiptiane që e akuzuan për “vepra terroriste dhe kriminale”.

Duke folur në shtëpinë e tij në Giza, ai tha se në momentet e para të lirimit të tij ndihej sikur të ishte duke fluturuar.

Burgimi “ishte një përvojë që nuk mund ta harroj kurrë”, tha 31-vjeçari.

“Është e hidhur, por lejon që dikush të shikojë jetën nga një këndvështrim tjetër, një perspektivë e re që nuk mund të shihet përveçse nga ai vend”, shtoi ai.

Më tutje, ai tha se ishte i vendosur të kthehej në karrierën e tij pavarësisht nga kufizimet e vendosura.

Mahmud Abu Zeidi,  do të duhet të flejë në stacionin e policisë lokale çdo natë.

Në anën tjetër, nëna e tij frikësohet se gazetaria që ai bën do ta ekspozojë atë në më shumë rrezik.

 “Si një nënë unë gjithmonë e kërkoj atë të qëndrojë jashtë telashe … por ai gjithmonë thotë gazetari është në gjakun tim”, tha 61-vjeçarja, Reda Mahrous.

Abu Zeid është paraqitur në gjyq së bashku me 739 të pandehur të tjerë, shumica e të cilëve akuzoheshin për vrasjen e policisë dhe dëmtim të pronës.

Abu Zeid u akuzua për “vrasje dhe anëtarësim në një organizatë terroriste” – akuza që mund të bartin dënimin me vdekje.

Ndryshe, Egjipti është i renditur në vendin e 161 nga 180 gjithsej nga Reporterët pa Kufij, në indeksin e lirisë së shtypit.

Më shumë se 30 gazetarë janë ende në burg në Egjipt./Indeksonline