Nuk luajti asnjë ndeshje më 2019, sonte trajneri e inkuadroi në minutën e 90-të
Sulmuesi Atdhe Nuhiu që luan te Sheffield Wednesday në Angli sonte është inkuadruar në minutën e 90-të nga trajneri Steve Bruce në ndeshjen kundër Sheffield United te rezultati 0-0.
Bruce është emëruar trajner i Sheffield Wednesday më 2 janar dhe duket se për Nuhiun nuk ka qenë e mirë se ardhur.
Para ndeshjes së sontme Nuhiu nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të kampionatit në vitin 2019.
29 vjeçari sivjet ka shënuar 2 gola në Championship në 25 ndeshje. /Indeksonline/