75 Mall Live Search
23:00 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Prishtina me një transfer të madh

Klubi i Kryeqytetit në Futsal, ju prezenton transferin më të ri i cili ju është bashkuar Prishtinës. Ivan Krstevski , është transferuar në kryeqytet nga Klubi SK Slavia Praha.

Dy edicionet e fundit ishte i angazhuar në Superligën e Çekisë, po ashtu përvoja e tij në futsall ku për shume vite ka qenë pjesëmarrës me skuadra të ndryshme në Champions League.

Prishtina aktualisht është në vendin e 2-të në Superligën e Futsallit me 21 pikë, 3 më pak se lideri Liburni.

/Indeksonline/