75 Mall Live Search
23:56 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Bashkëpartiaku i Trump del kundër idesë për të shpallur emergjencë kombëtare

Senatori, Rand Paul nga Kentucky është bërë republikani i katërt që del kundër idesë së Donald Trump për të shpallur emergjencë kombëtare vetëm për ta ndërtuar murin.

“Unë nuk do të votoj që t’i jap presidentit fuqi për të shpenzuar paratë që nuk janë dhënë nga Kongresi” u shprehë Paul.

Paul i bashkëngjitet edhe tre senatorëve tjerë republikan, Susan Collins, Lisa Murkoëski dhe Thom Thillis.

Nëse 47 senatorët demokrat votojnë siç pritet, senati ka vota të mjaftueshme për të votuar rezolutën  për të bllokuar idenë e Trump me 51 vota./Indeksonline/